TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Gusht 2025, 11:27

“Ishte shumë i dehur”, arrestohet zyrtari i Ministrisë së Brendshme që shkaktoi aksidentin ku vdiqën 2 motrat

Shkruar nga Pamfleti

Policia bën me dije se ai ka rezultuar se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

“Ishte shumë i dehur”, arrestohet zyrtari i Ministrisë
Kevin Nora

Policia e Sarandës ka arrestuar Kevin Norën, 23 vjeç, të riun që dyshohet si shkaktari i aksidentit të rëndë të mbrëmjes së së dielës, ku humbën jetën dy motrat nga fshati Kopaçez i Delvinës, Ela dhe Rezi Dhimaku.

Sipas uniformave blu, 23-vjeçari po drejtonte një automjet tip “Audi” në gjendje të dehur, kur u fut në parakalim të gabuar dhe u përplas ballë për ballë me mjetin tip “Lancia”, në vendin e njohur si “Pularia”, në aksin rrugor Sarandë–Delvinë.

Nga testi i alkoolit, ai rezultoi me një nivel shumë të lartë alkooli në gjak.

Përplasja rezultoi fatale për drejtuesen e mjetit “Lancia”, Ela Dhimaku, 22 vjeçe, dhe për motrën e saj Rezi Dhimaku, 20 vjeçe, e cila udhëtonte si pasagjere në vendin e parë.

E vetmja që i mbijetoi aksidentit në makinën e viktimave është Antonela Zhupa, 24 vjeç, e cila u dërgua fillimisht në spitalin e Sarandës me politrauma, por sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetën. Për trajtim më të specializuar, ajo është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia njofton se 23-vjeçari është arrestuar për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.

I riu Kevi Norra, është specialist në Ministrinë e Brendshme, po udhëtonte nga Saranda në drejtim të Gjirokastrës me një mjet tip Audi kur u përfshi në aksidentin e rëndë në aksin Delvinë-Sarandë mbrëmjen e 24 gushtit. 

 

Lini një Përgjigje