TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Gusht 2025, 13:06

Goditi me thikë bashkëshorten në sy të fëmijëve, ekspertiza mjeko-ligjore zbardh vrasjen e 36-vjeçares shqiptare

Shkruar nga Pamfleti
Goditi me thikë bashkëshorten në sy të fëmijëve,
Pandeli Nakoleci

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore të kryer në trupin e viktimës së 36-vjeçares, ajo është vrarë me thikë. Ka qenë sulmi me thikë në kraharorin e 36-vjeçares, ai që i mori jetën në vend së resë, duke lënë pas 4 fëmijë. Po kështu, ekspertiza rezulton se 36-vjeçarja ka pasur lëndime të tilla në shumë pjesë të trupit, siç raporton media greke To Vima.

Këto, “provojnë” në një formë apo në një tjetër, dhunën e përdorur nga 40-vjeçari në vatrën familjare. Dëshmitë e fëmijëve dhe të motrës së 36-vjeçares, tregojnë se viktima është abuzuar nga bashkëshorti i saj përmes dhunës psikologjike, fizike, por dhe seksuale.

Motra e 36-vjeçares, është shprehur se viktima ishte njohur me 40-vjeçarin në moshë të re, e se ai e ka përdhunuar për ta lënë shtatzënë, me synim që të mos divorcoheshin. Përgjatë martesës, 36-vjeçarja ka përjetuar dhunë, madje është kërcënuar nga Pandeli Nakoleci me jetën e fëmijëve nëse ajo konsideronte ndarjen. Motra e viktimës, tregon gjithashtu se 36-vjeçarja ka abortuar disa herë.

 

pandeli nakoleci vrasja e 36 vjecares shqiptare ne greqi

Lini një Përgjigje