
Identifikohet autori i atentatit të ndodhur sot në Don Bosko. Fillimisht doli vetëm fotoja e tij, por policia ka rritur të bëjë identifikimin dhe bëhet fjalë për një person me precedent penal.
Sipas të dhënave, ai kishte vetëm 7 muaj që kishte dalë nga burgu. Banesa e tij ndodhet 50 m larg nga vendi i ngjarjes. Policia ka shkuar në banesë, por nuk e ka gjetur. Në pyetje janë marrë familjarët e autorit.
Dyshohet se është larguar nga zona, ndërkohë vijojnë kërkimet për arrestimin e tij.
Ngjarja ndodhi sot në mëngjes, ku personi në fjalë ju afrua një makine dhe hapi zjarr ndaj saj. Por fatmirësisht pa të lënduar.
"Më datë 14.12.2023, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 3, shtetasi R. Z., 42 vjeç, i cili ka kallëzuar se në rrugën "Don Bosko", rreth orës 06:45, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtonte. Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit", njoftoi policia.
Lini një Përgjigje