
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Sarandë, ku një 38 vjeçar është mbytur aksidentalisht në kanalin e hidrocentralit “Bistrica 2”.
Sipas deklarimeve të familjarëve, ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa, para disa orësh.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Rreth orës 16:00, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në kanalin e hidrocentralit “Bistrica 2”, shtetasi A. M., 38 vjeç, banues në Sarandë. Sipas deklarimeve të familjarëve, ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa, para disa orësh.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje