
Dan Hutra, autori i vrasjes së tre grave dhe plagosjes së tre të tjerave në Kamëz dhe të Tiranë, , dyshohet se është përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale.
AI është marrë në pyetje nga një grup prokurorësh dhe oficerë të OPGJ të Policisë së Tiranës, por nuk ka qenë bashkëpunues me policinë dhe ka mohuar përfshirjen e tij në vrasje.
Dan Hutra është një person me rekorde të shumta kriminale në familje, teksa në vitin 2007 rezulton se ai kishte vrarë me thikë, bashkëshorten e tij të parë, ngjarje e ndodhur në Kukës.
Kujtojmë se, në muajin mars të këtij viti, Hutra ekzekutoi në oborrin e ish-bashkëjetueses së tij, Elena Hysa, motrën e kësaj të fundit, Mevlute Hysa, 30 vjeç dhe të fejuarën e vëllait të saj, Hasime Dafku.
3 vrasjet e Dan Hutrës
Dan Hutra plagosi fillimisht 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi në zonën e Astirit, pasi ajo nuk pranoi t’i jepte një shumë parash që ai i kërkoi. Më pas, me makinën që kishte marrë me qira, shkoi në Paskuqan, aty ku jetonte familja e ish-partneres së tij Elena Hysa.
Ai hapi zjarr duke vrarë motrën dhe kunatën e saj, Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku si dhe plagosi Elenën dhe nënën e saj, Kujtimen.Më pas shkoi në Kamëz, në shtëpinë e Etleva Kurtit, duke e qëlluar edhe këtë të fundit për vdekje. 31-vjeçaren e vrau në shenjë hakmarrje ndaj vëllait të saj, Vladimir Kurtit, me të cilin kishte pasur konflikte gjatë kohës që kishte qenë në burg.
Arratia e Dan Hutrës mori fund gjatë orëve të pasdites.
Pa shkuar ende ora 19:00, ai u arrestua nga policia në zonën e Sharrës. Atje kishte shkuar për të ekzekutuar një person të katërt, Rrahman Selën, tentativë që fatmirësisht dështoi.
40-vjeçari, një person me precedentë të theksuar kriminalë, i dënuar më parë për përdhunim, vrasje e dhunë në familje, nuk ka shprehur asnjë lloj pendese për krimet e kryera./BW
Lini një Përgjigje