TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Dhjetor 2023, 14:13

500 kilogramë drogë drejt Turqisë, 7 të arrestuarit mbërrijnë në Gjykatën e Vlorës nën masa të rrepta sigurie

Shkruar nga Pamfleti

500 kilogramë drogë drejt Turqisë, 7 të arrestuarit

Kanë mbërritur me masa të rrepta sigurie në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë, 7 nga të arrestuarit në operacionin policor “Reset”, për tu njohur me masën e sigurisë.

Në këtë operacion, ku u kapën 500 kg lëndë narkotike të ndara në 34 pako, u shkatërrua një grup kriminal, pas një operacioni antidrogë të zhvilluar gjatë natës deri në orët e para të mëngjesit.

Këto pako do të transportoheshin në furgon e më pas nëpërmjet një mjeti lundrues do të dërgohej nëpërmjet rrugëve ujore drejt Turqisë.

Në pranga kanë rënë: Idriz Meminaj, Romir Meminaj, Emanuel Meminaj, Nertin Gjoni, Xhuljano Gjoni, Laurent Likaj dhe Altin Meçi. Ndërkohë, në kërkim janë edhe disa shtetas të tjerë, banues në Vlorë dhe Tiranë, emrat e të cilëve nuk bëhen publikë, për arsye se hetimi është në zhvillim dhe sipër.

Droga mbahej në magazinën e Idriz dhe Romir Meminajt. Pasi ishte paketuar, po transportohej me mjetin e drejtuar nga Nertin Gjoni, që u ndalua në lagjen 11 janari

Gjatë kontrolleve të banesave të autorëve, janë sekuestruar dy armë zjarri, katër automjete dhe 8 celularë, sipas policisë.

Të dyshuarit vepronin në formën e një grupi kriminal, ku secili kishte rolin e tij në paketimin, ambalazhimin dhe transportimin jashtë shtetit të lëndës narkotike.

 

500 kg droge turqi 7 te arrestuar gjykata e vlores

Lini një Përgjigje