TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Dhjetor 2023, 11:36

Qarkullonin me armë në qytet, arrestohen dy të rinj në Shkodër

Shkruar nga Pamfleti

Qarkullonin me armë në qytet, arrestohen dy të rinj në

Dy të rinj janë vënë në prangat e policisë në Shkodër pasi qarkullonin me armë zjarri në qytet.

Policia thotë se të rinjtë u ndaluan duke udhëtuar me një makinë në qytet, dhe gjatë kontrolleve krahas armës mbanin me vete edhe lëndë narkotike.

23-vjeçari, i dyshuar si posedues i lëndës narkotike që u gjet në automjet është perona i skeduar dhe me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.

Sakaq, është sekuestruar një pistoletë, lënda narkotike kanabis, automjeti dhe 2 telefona celularë.

Lini një Përgjigje