TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Dhjetor 2023, 11:22

Falsifikonin të dhënat e automjeteve dhe kontenierëve që të mos kontrolloheshin, arrestohen 4 inspektorë në Portin e Durrësit

Shkruar nga Pamfleti

Falsifikonin të dhënat e automjeteve dhe kontenierëve që

Tre inspektorë mbikëqyrës në Portin e Durrës dhe një ndihmëspecialist janë vënë në prangat e policisë, pasi  akuzohen se shpërdoruan detyrën për të bërë kontrabandë. 

Katër punonjësit e një kompanie private që merret me përpunimin e mallrave dhe të kontenierëve në portin e Durrësit, dyshohet se kanë regjistruar të dhëna të rreme në sistemet kompjuterike.

E gjithë kjo bëhej me qëllimin për të lejuar kalimin pa kontroll doganor, të automjeteve dhe kontenierëve që transportonin mallra të kontrabanduara.

Mësohet se të arrestuar janë Alketa Kollçaku, 52 vjeç, Denis Musaj, 41 vjeç, Egnis Gojani, 35 vjeç, dhe Adelino Vila, 27 vjeç. Vila ishte ndihmës specialist kontrollor në Policinë Kufitare të portit Durrës. Ndërsa 3 të tjerët janë mbikëqyrës të kompanisë private që përpunon kontejnerët në portin e Durrësit.

Ndërkohë, në kërkim është shpallur një shofer, pasi falsifikonte vulat e sigurisë në kontejnerët që transportonte.

"Finalizohet operacioni policor i koduar “Sinkroni”, i zhvilluar nga Seksioni për Kontrollin e Kontenierëve i DVP Durrës, në bashkëpunim me AMP Durrës dhe me Prokurorinë e Durrësit.

Regjistronin të dhëna të rreme, duke shpërdoruar detyrat, në mënyrë që automjete dhe kontenierë t’iu shmangeshin kontrolleve në pkk dhe të kalonin mallra të kontrabanduara, vihen në pranga 4 shtetas.

Vijon puna për kapjen e një 56-vjeçari, i cili dyshohet se duke falsifikuar elementet e sigurisë (plumbçet) të kontenierit të kamionit që drejtonte, ka kaluar mallra të kontrabanduara.

Në vijim të aksioneve intensive të Policisë, të kryera në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Sundimi i ligjit”, kundër paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Sinkroni”. Si rezultat i operacionit u vunë në pranga, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi kompjuterik”, të kryera në bashkëpunim, shtetasit:

E. Gj., 35 vjeç, A. K., 52 vjeçe dhe D. M., 41 vjeç, të tre me detyrë inspektorë mbikëqyrës në kompaninë private që merret me përpunimin e mallrave dhe të kontenierëve në portin e Durrësit, si dhe shtetasi A. V., 27 vjeç, me detyrë ndihmësspecialist kontrollor në Policinë Kufitare të portit të Durrësit.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 4 shtetas, duke shpërdoruar detyrat, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë regjistruar të dhëna të rreme në sistemet kompjuterike, me qëllim lejimin e kalimit pa kontroll doganor, të automjeteve dhe kontenierëve që transportonin mallra të kontrabanduara.

Në vijim të këtyre veprimeve u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi D. H., 56 vjeç, për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Kondrabanda me mallra të tjera”, pasi dyshohet se ka falsifikuar vulat e sigurisë (plumbçet) të kontenierit të kamionit që drejtonte dhe me të ka kaluar mallra të kontrabanduara. Vijon puna për kapjen e shtetasit D. H..

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

porti i durresit 4 inspektore falsifikim te dhena

Lini një Përgjigje