TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Dhjetor 2023, 08:37

Të shtënat me armë zjarri në Don Bosko, identifikohet shënjestra 

Shkruar nga Pamfleti
Të shtënat me armë zjarri në Don Bosko, identifikohet
Pamje nga vendi i ngjarjes

Detaje të reja janë zbardhur nga të shtënat me armë zjarri në rrugën ‘Don Bosko’ në Tiranë. 42 vjeçari ndaj të cilit është qëlluar me armë është Rudolf Zefi.

Zefi ka bërë kallëzim në polici, ku është shprehur se një person ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtonte.

“Një person qëlloi me armë drejt makinës time”, ka deklaruar një 42-vjeçar për policinë mëngjesin e sotëm, duke shtuar se nuk ka arritur ta identifikojë dot.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës 06:45.

Në vendin e ngjarjes është vendosur perimetri i sigurisë. Policia gjithashtu ndodhet në zonë, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Më datë 14.12.2023, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 3, shtetasi R. Z., 42 vjeç, i cili ka kallëzuar se në rrugën “Don Bosko”, rreth orës 06:45, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtonte. Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje