Artan Hoxha ka folur për vrasjen e Azem Hajdarit, Ilir Konushvecit dhe Ahmet Krasniqit.
Ai ka thënë se vrasjet e planifikuara kanë qenë të lidhura me njëra tjetrën, si në Kosovë ashtu dhe në Shqipëri.
Më pas ai ka treguar se këto vrasje ishin si ngjarje të lidhura, sepse interesat lidheshin.
”Duke filluar që nga vrasja e Ilir Konushevcit, vrasja e Ahmet Krasniqit dhe vrasja e Azem Hajdarit. Këto lidhen, po ti shikosh grupet, ku vrasja e Azemit çoi deri në rrëzimin e Qeverisë. Ngjarjet lidhen, interesat lidhen”, ka deklaruar ai.
Gazetari shton se vrasja e Azem Hajdarit dhe e Ahmet Krasniqit kanë ndodhur shumë afër në hark kohor.
“Në maj të 98’t ndodh vrasja e Azem Hajdarit dhe ndodh vrasja e Ahmet Krasniqit, janë shumë afër në mos gabohem nga maji deri në shtator. Kush i lidh këto ngjarja, cila ishte detyra e komandant ishte furnitori kryesor me logjistikë me armatim dhe atë natë po lëvizte me makina ushtarake, të ushtrisë së Shqipërisë dhe armatim në drejtim të kufirit me Kosovën dhe në Tiranë qarkullonte informacione që po lëvizte një ngarkesë me vlerë 1.5 milion marka, atë natë është djegur një banesë që mendohej që paratë janë aty. Për mua më rezultonte që kanë ndërhyrë shërbimet sekrete serbe”, ka thënë ai.
Lini një Përgjigje