TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Dhjetor 2023, 08:24

Të shtëna me armë zjarri në Don Bosko

Shkruar nga Pamfleti

Të shtëna me armë zjarri në Don Bosko

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në rrugën ‘Don Bosko’ në Tiranë.

Mësohet se është qëlluar në drejtim të një makine, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

42-vjeçari ka denoncuar në polici se rreth orës 06:45, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtonte.

"Më datë 14.12.2023, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 3, shtetasi R. Z., 42 vjeç, i cili ka kallëzuar se në rrugën "Don Bosko", rreth orës 06:45, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtonte. Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit", njofton policia. 

Lini një Përgjigje