Dërgohet për gjykim dosja për 4 të miturit të cilët në maj të vitit 2023 vranë me thikë bashkëmoshatarin e tyre në Gramsh.
Autori kryesor i dyshuar për krimin është Orgito Çarçiu, i cili nëse shpallet fajtor rrezikon deri në 12 vite burg.
Dosja është pranuar nga gjykata me të gjitha akuzat që ka kërkuar prokuroria.
Pavarësisht pretendimeve të mbrojtjes që jo të gjithë të miturit të gjykohen për "vrasja në rrethana cilësuese në bashkëpunim" kërkesa është refuzuar dhe gjykimi vijon me të njëjtën akuzë për të 4.
Gjithashtu pritet vendim për të arrestuarit e tjerë, përkatësisht për; Ergi Karaj, Stiven Murati,Xhonatan Çekrezi.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 16 maj të këtij viti në qytetin Gramshit.
Në Gjykatë ndodhen edhe familjarët e katër të miturve, të cilët akuzohen për veprat penale “Vrasje në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtje pa leje”
Lini një Përgjigje