TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Dhjetor 2023, 11:25

Fshehu makinën, zbardhet dëshmia e burrit të tezes së vrasësve të Elton Javorit: S’dija gjë!

Shkruar nga Pamfleti

Fshehu makinën, zbardhet dëshmia e burrit të tezes së

70-vjeçari Rexhep Puka u tha hetuesve se në momentin që makina u la në oborrin e shtëpisë së tij nga nipat e gruas, nuk dinte asgjë se ata kishin kryer vrasje.

“Kemi dëmtuar gomën e makinës, do të vijmë ta marrim me vonë”, ishte ky preteksti i Agim dhe Kreshnik Gashit, autorë të dyshuar të vrasjes së Elton alias Elton Javorit, në momentin që lanë makinën në shtëpinë e burrit të tezes në fshatin Dermenas vetëm pak minuta pas ngjarjes së rëndë të 7 dhjetorit në lagjen “16 Prilli” në Fier.

70-vjeçari Rexhep Puka u tha hetuesve se në momentin që makina u la në oborrin e shtëpisë së tij nga nipat e gruas, nuk dinte asgjë se ata kishin kryer vrasje. Më pas, sipas tij, janë larguar dhe nuk e di se ku gjenden. Makinës “Mercedes Benz” i janë dashur jo më shumë se 7 apo 8 minuta nga vendi i ngjarjes deri në Dermenas.

Sipas burimeve të policisë, gjurmimi i saj u bë përmes vëzhgimit të kamerave të sigurisë, të cilat i çuan hetuesit deri tek shtëpia e Pukës.

Dyshimet janë se dy vëllezërit Gashi fshihen brenda qarkut të Fierit dhe ndihmohen nga persona të tjerë familjarë të tyre. Deri tani policia, me ndihmën e Forcës Kombëtare të Sigurisë kanë kryer kontrolle të shumta në Dermenas, disa fshatra të tjerë ku banojnë familjarë të vëllezërve dhe në qytet të Fierit, por pa rezultat në gjetjen e tyre.

Deri tani, të shoqëruar në polici për t’u pyetur mbi ngjarjen kanë qenë më shumë se 20 persona, kryesisht familjarë të të dyja palëve, të cilën nuk kanë dhënë ndonjë ndihmë në gjurmimin e vëllezërve Gashi.

Referuar sistemit TIMS, ata rezultojnë brenda territorit të vendit, ndërsa hetuesit akoma nuk e kanë përcaktuar saktë se cili prej tyre ka qëlluar me armë drejt Javorit.

 

vrasja e elton javorit

Lini një Përgjigje