
Sot ka folur për mediat mbesa e Kundretit, Bora Elezaj, e cila ka ngritur akuza ndaj organeve kompetente se janë korrupstuar për të ulur dënimin e Dhuratës.
Në qershor të vitit 2021, një krim në familje tronditi Tiranën, pasi Mexhit Picari vrau para gjykatës dhëndrin e tij, Kudret Saliaj, i cili ishte në proces divorci me të bijën, Dhurata.
Gjykata e Apelit ka dënuar me burgim të përjetshëm Mexhin Picarin, ndërsa vajzën e tij e ka dënuar me vetëm 4 vite e gjashtë muaj burg, si bashkëpunëtore në krim. Por ky vendim, nuk pranohet nga familjarët e viktimës.
Sot ka folur për mediat mbesa e Kundretit, Bora Elezaj, e cila ka ngritur akuza ndaj organeve kompetente se janë korrupstuar për të ulur dënimin e Dhuratës.
“Është shumë e vështirë të flas për këtë ngjarje. Marr shkas nga puntata e mëparshme për këtë ngjarje. Dua të bëjë një deklaratë publike dhe një apel për organet kompetente. Rasti ka bërë një bujë shumë të madhe për javë me radhë. Për mua është e vështirë t’i kujtoj detajet dhe njëherë.
Ne kemi vite që ndjekim kalvarin gjyqësor për dajën. Gjithë kjo ngjarje që ndodhi mund të parandalohej shumë shpejt, por ka pasur neglizhencë. Para ngjarjes, ka pasur denoncime nga daja ime për kërcënime. Kishim një vit e gjysmë që merrnim kërcënime. E dinim që ata kishin armë në shtëpi, pa leje. Kemi kërkuar të bëhej kontroll por nuk u bë. Një neglizhencë totale. Daja im ditën e ngjarjen ishte me urdhër mbrojtje nga Mexhiti. Por kurrë nuk e ka shoqerua një polic, as kur paraqitej në seancat gjyqësore. Ai vetë kishte frikë se mund të ndodhte diçka. Janë mesazhe, audio që ja kemi dërguar policisë ku faktohen kërcënimet. Ne e prisnim këtë, por me shpresën se do parandalohej.
Unë i kisha dërguar një letër minsitrit dhe mora një ftesë për të shkuar në polici. Por në fakt, ata më trajtuan me përçmim, duke më thënë madje dhe fjalët: ‘Kush je ti që na i shkruan minsitrit, çfarë të duket vetja’.
Daja im përpara vrasjes ka një video, ku provohet se Mexhiti ka ndërhyrë në momentin kur daja do bënte denoncimin për kërcënimet. Madje, Mexhiti e ka sulmuar para se ta vriste, e ka qëlluar me shpullë.
Ne ende nuk e kuptojmë pas 2 vite e gjysmë, se përse ai duhej vrarë. U përfol për një krim nderi por nuk mund të flasë për krim nderi një familje që ka një djalë në burg për përdhunim fëmije. Një familje që ka ngelur në dyert e gjykatës për përdhunime, dhunë e tani edhe për vrasje. Nuk e di se çfarë mund të ketë ditur daja ime për atë familje. Nuk di arsye tjetër. Daja nuk donte të kishte të bënte me të bijën e tij, ai i ka lënë gjërat pa reaguar fare. Ai donte vetëm të merrte fëmijët. Kjo u përdor dhe si pretekst, gjoja daja im nuk i lejonte të takonin fëmijët. Fëmijët i shkruanin psikologes që nuk donin ta takonin. Ata nuk kanë pasur kontakt me nënën e tyre pasi ajo u largua nga shtëpia. Ata kanë video të nënës së tyre, e cila tradhtoi bashkëshortin, kjo ishte dhe arsyeja e divorcit mes tyre.
Kemi dyshime se diçka ka ndodhur brenda dyerve të gjykatës, mendoj që ka pasur ndërhyrje, korrupsion, korruptim të Gjykatës që uli dënimin në mënyrë drastike. Mori dënim vetëm 4 vite e gjysmë. Unë do ta ndjek këtë deri në fund. Nuk e mendoja që do bëja dalje publike, por mesa duket që ka vendime të tilla ekstreme.
Fëmijët janë 10 dhe 14 vjeç, teksa njëri prej tyre tragjikisht ndërroi jetë në një aksident. Nuk dua që të dihet gjë për ta se pse janë fëmijë. Ata janë mirë tani, i goditi humbja e vëllait por e kanë marrë veten”- tha ajo.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 4 qershorit 2021 në një lokal pranë Gjykatës Civile, në Tiranë, ku 53 vjeçari Mexhit Picari vrau në mes të lokalit, ish-bashkëshortin 41-vjeçar të vajzës në proces divorci, Kudret Saliaj, pak minuta para seancës së 5-të. Kudret Saliaj u qëllua me 8 plumba, nga vjehrri, ndërsa në trup e kapën 5 plumba. I plagosur dhe fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën, mbeti dhe avokati i viktimës, Adriatik Cama.
Ditën e ngjarjes, Mexhit Picari kishte qenë bashkë me vajzën Dhurata Salia në të njëjtin lokal me viktimën, disa karrige me tej. Mes Picarit dhe Saliajt nuk ndodhi asnjë përplasje verbale, por vrasësi thjesht iu afrua dhe e qëlloi me pistoletë. Pasi kreu vrasjen, Picari u largua në këmbë mes pallateve dhe më pas u arrestua te shtëpia e vajzës së tij në Yzberisht.
Pas ngjarjes Picari e hodhi pistoletën TT në lumin Lana, ndërsa arma e krimit u gjet pas disa orë kërkimesh në tokë rrëzë lumit dhe jo brenda në ujë. Në dëshminë e tij në polici, Mexhit Picari tha se e ka bërë vrasjen për dinjitetin e vajzës, duke thënë se e kishin akuzuar pa të drejtë për tradhti ndaj bashkëshortit dhe dhunë fizike e psikologjike ndaj 3 fëmijëve të saj.
Ndërkaq, kujdestaria e tre fëmijëve të mitur u mor në nëntor 2022 nga vëllai i Kudret Saliajt. Vendimi u mor nga gjykata e Tiranës, e cila pranoi padinë e xhaxhait të fëmijëve, dy djemve dhe një vajze, të gjithë të mitur. Gjatë procesit pretendime për kujdestarinë ngriti edhe daja i fëmijëve Kelmend Picari, çka u kundërshtua nga familja Saliaj, por më pas ai u tërhoq dhe zyrtarisht nuk paraqiti padi në gjykatë.
Lini një Përgjigje