TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Dhjetor 2023, 15:14

Zbardhen detaje nga arrestimi i Lulzim Berishës, në Spanjë fshihej me letra bullgare; pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë

Shkruar nga Pamfleti

Zbardhen detaje nga arrestimi i Lulzim Berishës, në Spanjë

Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i ish-kreut të bandës së Durrësit Lulzim Berisha.

I shumëkërkuari Lulzim Berisha fshihej në Spanjë, me letra bullgare.

Gjykata Kushtetuese, në 27 maj 2022, vendosi të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Lartë të datës 7 dhjetor 2021, e cila ka vendosur për rikthimin në burg të ish-kreut të Bandës së Durrësit, Lulzim Berisha.

Kujtojmë se, më 16 janar 2012, Lulzim Berisha u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda për pesë vrasje dhe disa atentate. Organizata e drejtuar prej tij akuzohej për vrasjen e Dritan Sallakut, Viron Currit, Arjan Pajës, Marsel Sotirit, Dritan Dishës dhe Ervin Lames.

Berisha u lirua me kusht nga burgu në 5 dhjetor të vitit 2016, 5 vite para afatit. Trupa gjyqësore e Gjykatës së Apelit Durrës, kryesohej nga Arben Vrioni, me anëtarë Petrit Çenon dhe Anita Micin. Në vitin 2020 Berisha është shpallur në kërkim nga SPAK, për krime të tjera të rënda, të ndodhura 17 vite më parë, por të zbardhura vetëm tre vite më parë.

 

lulzim berisha arrestim spanje

Lini një Përgjigje