TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Dhjetor 2023, 14:40

Tentuan të trafikojnë 500 kg drogë drejt Turqisë, gjykata lë në burg 7 anëtarët e grupit kriminal

Shkruar nga Pamfleti

Tentuan të trafikojnë 500 kg drogë drejt Turqisë, gjykata

Gjykata e Vlorës ka lënë në burg 7 anëtarët e grupit kriminal të cilët u arrestuan gjatë operacionit të zhvilluar në Vlorë, ku u sekuestruan 500 kg kanabis.

Të arrestuarit janë: Idriz Meminaj, Romir Meminaj, Emanuel Meminaj, Nertil Gjoni, Xhuliano Gjoni Babice, Laurent Likaj dhe Altin Meci. 

Seanca për të shtatë personat e arrestuar ka nisur rreth orës 13 ndërsa ka zgjatur për gati 90 minuta. Gjykata ka pranuar kështu kerkesën e prokurorisë ndërsa seanca është drejtuar nga gjyqtarja Eranda Cufo.

Operacioni i koduar “Reset” bëri të mundur sekuestrimin e rreth 500kg lëndë narkotike kanabis sativa e ndarë në 24 pako.

Droga do të transportohej në furgon dhe më pas nëpërmjet një mjeti lundrues do te dërgohej nëpërmjet rrugëve ujore drejt Turqisë.

Ndërkohë, në kërkim janë edhe disa shtetas të tjerë, banues në Vlorë dhe Tiranë, emrat e të cilëve nuk bëhen publikë, për arsye se hetimi është në zhvillim dhe sipër.

Droga mbahej në magazinën e Idriz dhe Romir Meminajt. Pasi ishte paketuar, po transportohej me mjetin e drejtuar nga Nertin Gjoni, që u ndalua në lagjen 11 janari.

Gjatë kontrolleve të banesave të autorëve, janë sekuestruar dy armë zjarri, katër automjete dhe 8 celularë, sipas policisë.

Të dyshuarit vepronin në formën e një grupi kriminal, ku secili kishte rolin e tij në paketimin, ambalazhimin dhe transportimin jashtë shtetit të lëndës narkotike.

burg gjykata kapja e 500 kg drogë në vlorë turqi

Lini një Përgjigje