TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Korrik 2023, 13:05

Atentati ndaj Gentjan Bejtjas, avokati i Valter Bamit: Pak orë para ngjarjes plasi fishekzjarr për ditëlindjen e motrës

Shkruar nga Pamfleti
Atentati ndaj Gentjan Bejtjas, avokati i Valter Bamit: Pak orë para
Valter Bami

Valter Bami pretendon se disponon një armë sportive me leje të marrë në fund të vitit 2020, për të cilën do të dorëzojë në gjykatë edhe dokumentin përkatës.

Sipas avokatit të tij, Valter Bami, disa orë para atentatit ndaj Gentian Bejtjes në fshatin Larushk ka lëshuar një fishekzjarr për ditëlindjen e të motrës, megjithatë nuk e përjashton mundësinë që mikro-grimcat e gjetura te kyçi i dorës të jenë të armës së tij sportive, pasi sipas Bamit shpesh e pastron armën.

Avokati i tij, në seancën për caktimin e masës së sigurisë, pritet të kërkoj një ekspertizë më të thelluar, për të përcaktuar saktë çfarë plumbash i përkasin grimcat e gjetura.

Atentati ndodhi pak pas mesnatës së të martës, 4 korrik 2023 kur Ramazan Sino sapo kishte hyrë me makinë në oborrin e kunatit të tij, bashkë me nipat. Në drejtim të tyre u qëllua me breshëri kallashnikovi, duke e lënë dajën e të miturve të vdekur në vend, ndërsa dy fëmijët e Gentian Bejtjas u plagosën. Autorët dogjën automjetin bashkë me 3 kallashët në afërsi të Tapizës, duke humbur çdo gjurmë. Për shkak të plagosjes së dy fëmijëve, dhe veprimeve hetimore që kanë të bëjnë me ta, dosja penale i ka kaluar seksionit për të miturit në prokurorinë e Tiranës.  I konsideruar si personazhi kyç në ngjarje, marrja në pyetje e Gentian Bejtjes vlerësohet e rëndësishme nga policia pasi pista kryesore që po ndjek grupi i hetimit është hakmarrja.

valter bami antentati ndaj bejtjas

Lini një Përgjigje