
Anëtarët e fisit Rraja kanë dalë sot para gjykatës për tu njohur me masat e sigurisë. Të premten policia i vuri në pranga 4 prej tyre, më konkretisht Ineidi Rraja, Eni Kullaj, Kujtim Përdaku dhe Andi Rraja, ndërsa dje po ashtu u vunë në pranga 4 të tjerë. Sot ata do të njihen me masat e sigurisë, ndërsa pak më parë ka nisur dhe procesi gjyqësor në Gjykatën e Tiranës.
Ata akuzohen për veprat penale ‘Plagosja e rëndë me dashje’, ‘Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit’, ‘Moskallëzimi i krimit’ dhe ‘Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës’.
Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim edhe 6 persona të tjerë. Përkatësisht në kërkim janë Xhelal Rraja, Rexhep Rraja, vëllai dhe djali i deputetit Rrahman Rraja që akuzohem nga policia si organizator, Flamur Rraja gjithashtu vëllai i deputetit socialist të dorëhequr, si dhe Klajdi Rraja.
Po kështu, në vazhdim të veprimeve hetimore dhe kqyrjes së pamjeve filmike u identifikuan dhe dy persona të tjerë të përfshirë të cilët u shpallën në kërkim, konkretisht shtetasit Edison Meta dhe Përparim Rraja, duke e çuar në 6 numrin e personave të shpallur në kërkim. Pra, ata që ishin arkitektë të dhunës janë në arrati dhe nuk arrestohen dot.
Ngjarja e rëndë ndodhi të enjten paradite, ku djali, vëllezërit dhe të afërmit e deputetit të dorëhequr, Rrahman Rraja dhunuan brutalisht Bilbil Majën dhe Jashar Majën. Këta të fundit bënë denoncim në polici se guroja e fisit Rraja u kishte dëmtuar banesat. Por nuk vonoi shumë dhe ata u kapën në befasi në një lokal, ku u dhunuan me shkopa bejzbolli. Po ashtu i vëllai i deputetit u filmua me armë në dorë.
Sa i përket kësaj guroreje, orët e para të mëngjesit të sotëm Policia e Shtetit njoftoi bllokimin e aktiviteti të subjektin gurore ‘Delia Group’, me administrator Viktor Delia. Po ashtu dje dha dorëheqjen Rrahman Rraja dhe u shkarkua ministri Brendshëm, Bledar Çuçi. Ndërkohë policia nuk po ja del dot të arrestojë djalin dhe vëllezërit e Rrahman Rrajës. /Pamfleti
Lini një Përgjigje