TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Korrik 2023, 08:05

Qëlloi me armë në drejtim të pronarit të lokalit në Shkodër, identifikohet autori

Shkruar nga Pamfleti

Qëlloi me armë në drejtim të pronarit të lokalit

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga të shtënat me armë zjarri që tronditën Shkodrën mbrëmjen e djeshme, ndërsa policia ka identifikuar autorin.

Sipas uniformave blu, Nelson Mema është personi i cili duke qarkulluar me një automjet, ka qëlluar me armë zjarri dhe është larguar. Policia e Shkodrës i është vënë pas Memës, i cili është larguar në drejtim të paditur.

Sipas burimeve, Mema ka qëlluar në drejtim të një pronari lokali në lagjen “Xhabiej”, por fatmirësisht mbeti vetëm tentativë. Nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në bashkëpunim me Prokurorinë vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë ligjor.

 

arme shkoder pronari i lokalit

Lini një Përgjigje