
Një person është gjendur i gjetur i mbytur në plazhin e Pishporos në Fier këtë të shtunë.
35-vjeçari është identifikuar si Besmir Hoxha.
Të riut nuk i janë konstatuar shenja dhune në trup.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të situatës.
"Rreth orës 19:50, në plazhin e Pishporos, Fier, duke u larë në det, është mbytur dhe ka ndërruar jetë shtetasi B. H., 35 vjeç, banues në Levan.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes së 35-vjeçarit", njoftoi policia.
Lini një Përgjigje