TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Korrik 2023, 11:04

Operacion anti drogë në Krujë, zbulohen dhjetra parcela me kanabis në disa fshatra

Shkruar nga Pamfleti

Operacion anti drogë në Krujë, zbulohen dhjetra parcela me

Rreth 883 bimë kanabis janë zbuluar nga kontrollet e policisë të ushtruara në disa fshatra të thella në Krujë.

Sipas policisë, bimët e gjetura u asgjësuan me anë të djegjes, ndërsa kultivuesit e tyre nuk dihen ende.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në kuadër të fazës së 25-të të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, në fshatrat Mafsheq, Nuaj, Bruzë Mal, Krastë, dhe Shkozë Bardh, u gjetën të kultivuara 883 bimë kanabis, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Më parë, në kuadër të këtij operacioni, janë gjetur dhe asgjësuar 12 967 bimë narkotike kanabis.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë vijuar intensivisht kontrollet në fshatra të ndryshme të rrethit, me qëllim parandalimin dhe goditjen që në fazë fillestare, të tentativave për të kultivuar bimë narkotike.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në kuadër të fazës së 25-të të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, në fshatrat Mafsheq, Nuaj, Bruzë Mal, Krastë, dhe Shkozë Bardh, u gjetën të kultivuara 883 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

operacion droge kruje

Lini një Përgjigje