TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Korrik 2023, 08:40

Dhuna barbare për guroren, forca të shumta policie 'zbarkojnë' në Nikël

Shkruar nga Pamfleti

Dhuna barbare për guroren, forca të shumta policie

Forca të shumta policie kanë zbarkuar këtë të shtunë në Nikël të Krujës. Mësohet se në aksion kanë marrë pjesë disa grupe të FNSH dhe të Shqiponjave.

Burime për mediat bëjnë me dije se rreth 100 efektivë kanë nisur kontrollet në Nikël dhe në fshatrat përreth që në orët e para të mëngjesit, ku një numër i madh efektivësh dhe mjete policore ndodhen në terren.

Janë kontrolluar disa biznese dhe banesa ku dyshohet se mund të fshihen kontigjent kriminal. Një ditë më parë u zhvillua një aksion i ngjashëm në zonë, ku janë shoqëruar disa persona.

Paraprakisht, dyshohet se ky është një operacion që zhvillohet për kapjen e personave në kërkim, në kuadër të ngjarjes së ndodhur dy ditë më parë në Thumanë ku anëtarët e fisit Rraja dhunuar dy kushërinjt Bilbil dhe Jashar Maja.

Kujtojmë se policia ka ndaluar ditën e djeshme shtetasit Ineidi Rrajën 23 vjeç, Eni Kullajn 27 vjeç, Kujtim Përdakun 57 vjeç dhe Andi Rrajën 28 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve të zjarrit dhe i municionit”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Ndërkohë policisë "i kanë ikur nga duart" vëllezërit e deputetit socialist Rrahman Rraja,  Xhelal Rraja, 65 vjeç dhe Flamur Rraja, 55 vjeç. Në kërkim është shpallur gjithashtu edhe djali i deputetit të PS, Rexhep Rraja i cili në video shihet qartë që godet me shkop bejzbolli një prej anëtarëve të fisit Maja.

"DVP Tiranë Në vazhdim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur me datë 06.07.2023, ku në një lokal në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, një grup personash kanë goditur me sende të forta shtetasit B. M., dhe J. M., Policia e Shtetit ka ndaluar 4 persona dhe ka shpallur në kërkim 3 të tjerë. Në vijim të veprimeve hetimore është identifikuar dhe shtetasi R. Rr., për të cilin janë dërguar materialet pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Shtetasi R. Rr., është shpallur në kërkim policor dhe vijon puna nga shërbimet e Policisë, për lokalizimin dhe kapjen e tij. Vazhdon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje", thuhej në njoftimin e policisë.

Dy vëllezërit Bilbil Maja dhe Jashar Maja u dhunuan barbarisht dy ditë më parë nga disa anëtarë të fisit Rraja për shkak se u ankuan se gurorja në pronësi të kushëririt të deputetit të PS, Rrahman Rraja po u dëmtonte banesat.

nikel forca policie dhune gurore

Lini një Përgjigje