TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Korrik 2023, 16:17

Thellohet skandali i dhunës në Krujë/  Bilbil dhe Jashar Maja u mbajtën në komisariat, policia thirri me vonesë ambulancën

Shkruar nga Pamfleti
Thellohet skandali i dhunës në Krujë/  Bilbil dhe Jashar
Bilbil dhe Jashar Majës

Zbulohen të tjera detaje nga dhuna shtazarake ndaj Bilbil dhe Jashar Majës dje në Krujë. Kushërinjtë e deputetit Rrahman Rraja bën për spital dy kushërinjtë, të cilët kërkonin të drejtën e tyre sepse guroret e fisit Rraja po u prishin shtëpitë.

Por skandali është se policia, në vend që të arrestonte dhunuesit, ka shoqëruar në komisariat Bilbil dhe Jashar Majën. At janë mbajtur aty për tu marrë në pyetje dhe vetëm më pas janë dërguar në spital.

Nga pamjet, shihen plagë të rëndë të dy kushërinjve në kokë e në trup. Sherri ndodh pasi këta të fundit denoncuan se gurorja e cila administrohet nga vëllai i deputetit të PS, Xhelal Rraja, po u dëmtonte banesat.

Sakaq, policia ka shpallur në kërkim dy vëllezërit e Rrahaman Rrajas, Xhelal dhe Flamur Rraja.

dhuna kruje

Lini një Përgjigje