TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Korrik 2023, 13:42

Fisi Rraja i dhunoi vëllain, flet Murat Maja: Nuk i kemi borxh askujt të na shembin shtëpinë

Shkruar nga Pamfleti
Fisi Rraja i dhunoi vëllain, flet Murat Maja: Nuk i kemi borxh askujt
Vëllai i Jashar Majës (i dhunuar), Murat Maja

Një sulm me sende të forta ka ndodhur ditën e djeshme në aksin rrugor Fushë Krujë- Thumanë ku disa anëtarë të fisit Rraja, familjarët e deputetit të PS, Rrahmaj Rraja kanë rrahur me shkopa gome, bejsbolli e madje kanë kanosur me armë në kokë dy vëllezërit Bilbil Maja dhe Jashar Maja. 

Në një prononcim për mediat, vëllai i Jashar Majës, Murat Maja ka treguar pamjet e shtëpisë së rrënuar dhe ka zbuluar se vëllai i tij aktualisht është në gjendje të rëndë shendetësore.

“Unë jam Murati, vëllai i Jasharit. Shikoni si është bërë muri, nuk është shtëpia 100-vjeçare. Urdhëro, shikoje! Nuk ia kam borxh kërkujt, nuk ia kam borxh askujt nga atyre që më kanë rrahur vëllain se ka marrë pjesë në protestë. Nuk ia kam borxh se më shembin shtëpinë dhe ne marrim pjesë në protestë.

Jashari tani ndodhet në shtëpi në gjendje të rëndë, çuni i xhaxhait ka shkuar në spital prap se nuk mund të qendrojë. Unë kam qene në shtëpi dhe më ka marrë vëllai dhe më ka thënë që na kanë rrahur rëndë. Kanë nxjerr edhe një video, duke i rrahur rëndë dhe Xhelali është në dorë”, tha ai.

Kujtojmë që Bilbil dhe Jashar Maja ishin ankuar për zhurmat e krijuara nga plasjet në një gurore në Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës, vëllait të deputetit socialist, Rrahman Rraja.

 

murat maja vellai dhune fisi rraja

Lini një Përgjigje