TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Korrik 2023, 11:55

U arrestua për antentatin ndaj Gentjan Bejtjas, i "forti" i Niklës "kyç gojën" në polici

Shkruar nga Pamfleti
U arrestua për antentatin ndaj Gentjan Bejtjas, i "forti" i
Valter Bami

Valter Bami personi i ndaluar nga policia si i përfshirë në ngjarjën më armë në Larushk nuk ka pranuar të flasë para hetuesve. Po ashtu Bami nuk ka shprehur vullnetin për të folur as për gjetjen e barutit në dorën e tij të majtë.

Policia ka në administrim vetëm dëshminë e parë të thënë natën kur është regjistruar krimi në banesën e Gentian Bajtjes. Deri më tani ndaj Bamit rëndon akuza e mbajtjes pa leje e armëve.

Për herë të parë, Bami u shoqërua rreth orës 04:00 të 3 Korrikut. Atij iu mor deklarimi për këtë ngjarje dhe më pas u la i lirë. Ndërsa këtë të enjte, bazuar në përgjigjen e aktit të ekspertimit kimik, ka rezultuar se në dorën e majtë janë gjetur sipas policisë faktorë plotësues të qitjes me armë zjarri, që do të thotë mbetje të barutit. Ndaj në bazë të ekspertizës, Prokuroria lëshoi edhe urdhrin e ndalimit.

Nga ana tjeter një grup i Reneas dhe FNSh ka zbaruar në zonën e Fushë Krujës për kontrolle.

Lini një Përgjigje