TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Korrik 2023, 11:05

Atentati ndaj Gentian Bejtjas, RENEA dhe FNSH 'zbarkojnë' në Nikël dhe Tapizë; shoqërohen disa persona

Shkruar nga Pamfleti

Atentati ndaj Gentian Bejtjas, RENEA dhe FNSH 'zbarkojnë' në

RENEA dhe FNSH kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm në zonën e Tapizës dhe Niklës. Mësohet se në zonë janë kryer kontrolle në kuadër të hetimeve për atentatin ndaj Gentian Bejtjas.

Sipas informacioneve paraprake janë shoqëruar disa persona. Aksioni ka nisur rreth orës 6 të mëngjesit.

Atentati ndodhi pak pas mesnatës së të martës, 4 korrik 2023 kur Ramazan Sino sapo kishte hyrë me makinë në oborrin e kunatit të tij, bashkë me nipat. Në drejtim të tyre u qëllua me breshëri kallashnikovi, duke e lënë dajën e të miturve të vdekur në vend, ndërsa dy fëmijët e Gentian Bejtjas u plagosën. Autorët dogjën automjetin bashkë me 3 kallashët në afërsi të Tapizës, duke humbur çdo gjurmë. Për shkak të plagosjes së dy fëmijëve, dhe veprimeve hetimore që kanë të bëjnë me ta, dosja penale i ka kaluar seksionit për të miturit në prokurorinë e Tiranës. 

I konsideruar si personazhi kyç në ngjarje, marrja në pyetje e Gentian Bejtjes vlerësohet e rëndësishme nga policia pasi pista kryesore që po ndjek grupi i hetimit është hakmarrja.

 

atentati ndaj gentian bejtjas

Lini një Përgjigje