TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Korrik 2023, 10:36

Nga sherri me ish-kryebashkiakun e Dibrës tek atentati i dështuar, kush është administratori i Korabit i dënuar me 13 vite burg për prostitucion?

Shkruar nga Pamfleti

Nga sherri me ish-kryebashkiakun e Dibrës tek atentati i dështuar,

Administratori i klubi të futbollit Korabi në Dibër, Fehmi Meziu (Mëziu) ka rënë në pranga nga policia e Dibrës pasi është dënuar nga autoritetet italiane me 13 vjet burg për prostitucion.

"Si rezultat i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve në kohë reale, të mbështetura dhe nga inteligjenca policore, për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin, të një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, FAST Albania, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Rezultati”, i zhvilluar në qytetin e Peshkopisë, në kuadër të të cilit, u lokalizua, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar Fehmi Meziu (Mëziu), 51 vjeç, banues në Dibër. Gjykata e Apelit në Napoli, Itali, e ka dënuar këtë shtetas, me 13 vjet burgim, për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Organizatë kriminale’’, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë."-njoftoi sot policia.

Mëziu është një emër i njohur në futbollin shqiptar, pasi prej vitesh së bashku me miqtë e tij investonte te klubi i futbollit Korabi në Peshkopi, madje duke ia dalë të ngjiste klubin edhe në Superligë gjatë sezonit 2016-17. Përpara vitit 2016, ai mbante pozicionin e administratorit, teksa në fakt mund të themi se ishte një president "pa letra", kjo për shkak se aksionet e klubit zotëroheshin nga bashkia Dibër.

Pas vitit 2016, Mëziu pati një konflikt me ish-kryebashkiakun Shukri Xhelili, duke u dorëhequr nga drejtimi i klubit, për t'u rikthyer muaj më pas.

Marsin e 2016, Fehmi Mëziu u sulmua me thikë në rrugën “Hoxha Tasim” në kryeqytet nga dy persona, duke shpëtuar nga sulmi edhe pas ndërhyrjes së policisë.

Pas këtij viti, Mziu u rikthye sërish në krye të klubit dibran, madje duke qenë pranë ngjitjes së ekipit në Superligë në dy raste, por pa ia dalë me sukses. Vitet e fundit, Korabi ishte kthyer në një klub fitimprurës, me disa lojtarë që u shitën në klubin e Partizanit dhe jo vetëm. Përmendim këtu Xhuliano Skukën, sulmuesin e Kombëtares dhe Albers Kekon.

Lini një Përgjigje