
Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi merrte makina me qira ditore dhe i shiste për skrap.
Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë Dritan Korfuzi 34 vjeç, banues në Kuçovë.
Nga veprimet hetimore të kryera nga Policia ka rezultuar se shtetasi D. K. merrte në mënyrë të vazhdueshme, automjete me qira ditore, në subjekte që ofrojnë këtë shërbim, në qytetin e Tiranës, Vlorës dhe Sarandës, dhe mashtronte për kthimin e tyre sipas marrëveshjes.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas i merrte automjetet me qira ditore, me qëllim që t’i shiste në pika skrapi.
Vijon puna për zbardhjen e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Lini një Përgjigje