TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Korrik 2023, 18:45

Sherri mes dy fiseve në Borizanë për guroren, i përfshirë edhe vëllai i deputetit Rrahman Rraja

Shkruar nga Pamfleti

Sherri mes dy fiseve në Borizanë për guroren, i

Detaje të reja kanë dalë lidhur me konfliktin e ndodhur në Krujë ku mbetën të plagosur dy persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë. Sipas informacioneve bëhet me dije se Xhelal Rraja i cili është një nga personat e përfshirë në konflikt është edhe administratori i një guroreje. Por gjithashtu theksohet se Xhelal Rraja është vëllai i deputetit socialist Rrahman Rraja.

Konflikti verbal u raportua në fshatin Borizanë pranë Krujës, anëtarë të fisit Rraja kanë dhunuar me tytën e armëve dhe me sende të tjera anëtarët e fisit Maja.

Shkak për përplasjen e dhunshme janë bërë guroret që operojnë në këtë zonë, për të cilat banorët janë ngritur disa herë në protestë.

Besohet se një prej guroreve është në pronësi të fisit Rraja, të cilët edhe kanë dhunuar dy anëtarët e fisit Maja, ndërsa njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në kryeqytet

sherr borizanë rraja

Lini një Përgjigje