
Gjykata e Tiranës ka dënuar me burgim të përjetshëm Mexhit Picarin për vrasjen e ish-dhëndrit, Kudret Saliaj në 2021-shin. Gjithashtu është dënuar me 30 vite burg edhe gruaja e viktimës Dhurata Picari e cila ishte bashkëpunëtore në krim.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e datës 4 qershor në një lokal pranë Gjykatës Civile, në Tiranë, ku Mexhit Picari, 53 vjeç vrau në mes të lokalit, bashkëshortin e vajzës në proces divorci, Kudret Saliaj 41 vjeç, pak minuta para seancës së 5-të. I plagosur, jashtë rrezikut për jetën, mbeti dhe avokati i viktimës, Adriatik Cama. Kudret Saliaj u qëllua me 8 plumba, nga vjehrri, ndërsa në trup e kanë kapur 5 plumba.
Viktima në momentin që është vrarë nga ish-vjehrri, ndodhej pranë gjykatës duke konsumuar një kafe me avokatin e tij në këtë proces divorci, Adriatik Cama i cili po ashtu mbeti i plagosur. Konflikti për kujdestarinë e fëmijëve solli vrasjen te Gjykata e Tiranës, ku mamaja do t'i takonte në prani të psikologes! E vetme, pa 3 fëmijët, për të cilët ka humbur kujdestarinë dhe pa bashkëshortin që sot nuk jeton më, 33-vjeçarja Dhurata Saliaj ndodhet në paraburgim me babanë, i cili më 4 qershor vrau me 5 plumba, bashkëshortin me të cilin ishin në proces divorci.
Lini një Përgjigje