
Gjykata e Fierit ka dhënë ditën e sotme vendimin për vrasjen e 23-vjeçarit Florian Selimi në vitin 2019. Gjykata ka dënuar dy autorët Kiri Mernica dhe Sadri Selaci me nga 19 vite burg.
Ngjarja ndodhi më 13 gusht të vitit 2019, në fshatin Sulaj të Fierit, ku 23-vjeçari u gjet i vrarë me thikë. Trupi i tij ishte hedhur në një kanal dhe u gjet pas disa orësh kërkime.
23-vjeçari Florian Selimi u godit me thikë në qafë dhe trupi i tij u tërhoq për disa metra nga vendngjarja.
Nëna e Florian Selimit, Dukate Selimi ka apeluar disa herë për drejtësi si në organet kompetente ashtu dhe në media.
Lini një Përgjigje