
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga eksplozivi i gjetur në Mamurras. Policia bën me dije një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse është gjetur në dyert e një kantine vere.
Mësohet se lënda plasëse është konstatuar nga roja i objektit prapa godinës së kantinës. Bëhet fjalë për një lëndë plasëse artizanale, bidon amonit malor i përzier me naftë. Roja ka konstatuar dhe një kapsollë detonatorë me një fitil të pandezur.
Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje, nëse kemi të bëjmë me një paralajmërim, apo dështim të qëllimit të autorëve të vendosjes së lëndës plasëse.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Në pyetje është marrë roja si dhe pritet dëshmia e pronarëve të kantinës.
Lini një Përgjigje