
Prokuroria e Durrësit ka konfiskuar pasuritë e mafiozit të Camorras dhe ka kërkuar 6 vite burg për italian Ferdinando Mullo, i cili akuzohet për pastrim parash.
Ferdinando Mullo një person i skeduar disa herë për krime të ndryshme në Itali. Ai rezulton i dënuar me 12 vjet e 6 muaj burgim për akuzën e vrasjes së ortakut të tij në biznes Salvatore Ridosso. Vrasja është kryer për një konflikt të lindur për 150 milion lireta.
Ndërkohë paratë e përfituara nga veprimtaria kriminale, italiani i ka investuar në shtetin shqiptar duke blerë pasuri të paluajtshme.
Për blerjen e këtyre pasurive ai nuk ka përdorur transaksionet bankare por ka përdorur para në dorë dhe qëllimi i tij ka qenë fshehja e origjinës së pasurisë (parave) të fituar në mënyrë të paligjshme, që më vonë pasuria e re e krijuar të duket e ligjshme.
Pas hetimeve të kryera Prokuroria e Durrësit ka bërë të mundur konfiskimin e 9 pronave në qytetin bregdetar, të cilat italiani i kishte blerë me para të pista.
“Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ka dëguar për gjykim në kuadër të procedimit penal nr.831/2018 në ngarkim të të pandehurit: F.M, me shtetësi Italiane, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i Produkteve të Veprës Penale ose Veprimtarisë Kriminale” të parashikuar nga neni 287/1 germa “d” e K. Penal.
Gjatë gjykimit, rezultoi plotësisht e provuar se i pandehuri F.M., e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.
Për sa i përket faktit të procedimit penal ndaj tij, organi procedues ka administruar nga ana e Autoriteteve të Drejtësisë Italiane të dhëna nga të cilat rezulton ndër të tjera se shtetasi italian F.M., me Vendimin e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, Salerno, Itali, është deklaruar fajtor për veprat penale të parashikuara nga nenet 110, 575, 577 n.4 c.p e 7 D.L 13.05.1991 n.152 konvertuar me ndryshime në Ligjin më 12.07.1991 n.203 dhe dënuar përfundimisht me 12 vjet e 6 muaj burgim, vepra penale të cilat bëjnë fjalë për vrasjen e shtetasit S.R., duke konsideruar dhe ndryshimet në dispozitat e neneve 575 dhe 577 të kryera me Dekretin Ligj nr.152/1991 dhe nr.203/1991 të Autoriteteve kompetente në shtetin italian. Në aplikim të nenit 36 të K. Penale konfiskimin e pasurive si më poshtë:
Pasuria, Sip.86,538 m2 apartament në Durrës (sip. Në bashkëpronësi është 11,495 m2 + 72.7141 m2 tarracë),;
Pasuria, Sip.69,9 m2 apartament në Durrës (sip. Në bashkëpronësi është 7,684 m2);
Pasuria, Sip.86,025 m2 apartament në Durrës;
Pasuria, 8518, Sip.80,05 m2 apartament në Durrës;
Pasuria, Sip.91,294 m2 apartament në Durrës;
Pasuria, Sip.13,525 m2 garazh në Durrës;
Pasuria, Sip.13,525 m2 garazh në Durrës;
Pasuria, Sip.32,33 m2 garazh në Durrës;
Pasuria, Sip.30,5 m2 garazh në Durrës;”, njofton Prokuroria.
Pasuria, Sip.15,25 m2 garazh në Durrës;
Pasuria, Sip.17,08 m2 garazh në Durrës;
Pasuria, Sip.285,22 m2 garazh në Durrës;
Automjetin tip Daimler Chrysler, Model ML 320 CDI, Durrës në pronësi të shtetasit F.M.
Shumës 389,67 euro në Llogarinë bankare në emër të F.M.", njofton prokuroria.
Lini një Përgjigje