
Një informacion se Aleksandër Laho i njohur ndryshe me nofkën “Rrumi” ndodhej në banesën e tij, ka vënë në lëvizje policinë e Durrësit e cila ka ushtruar kontrolle në banesën e këtij të fundit.
Laho është në kërkim dhe ka dy urdhër arreste, një nga Prokuroria e Durrësit dhe një nga SPAK. Sipas informacioneve aksioni për kontrollin e banesës së tij është marrë pas sinjalizimeve se i shumëkërkuari ‘Rrumi’ ndodhej në shtëpi.
Ndërkohë theksohet se është shoqëruar i vëllai, Vullnet Muharremi, por më pas është lënë i lirë. Sakaq gjatë aksionit është kapur një person me armë pa leje dhe më pas është arrestuar.
Rrumi është një personazh shumë i përfolur për lidhjet e tij me botën e krimit, ndërkohë që emri i tij u përmend edhe gjatë atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoji. Aktualisht Laho është shpallur në kërkim, ndërkohë që policia po vijon kontrollet për ekzekutimin e urdhrit të SPAK.
Lini një Përgjigje