
Një banesë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të së premtes në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Hajro Çakërri, ku brenda banesës ndodheshin edhe familjarët.
Banesa 1 katëshe me 3 dhoma, në pronësi të Artan Jonuzajt u shkrumbua krejtësisht me të gjitha orenditë që kishte brenda.
Për shuarjen e flakëve kanë ndërhyrë menjëherë 8 zjarrfikës me dy mjete. Personat që ndodheshin brenda banesës u nxorrën pa lëndime ndërsa zjarrfikësit vijuan për të shuar flakët.
Pas shumë përpjekjesh, zjarri u shua por banesa është djegur komplet me të gjitha orenditë që kishte brenda. Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit.
Lini një Përgjigje