TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Korrik 2023, 21:17

Vrasja e kunatit të Gentjan Bejtjas dhe plagosja e dy fëmijëve, policia shoqëron sërish Valter Bamin dhe dy të tjerë

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e kunatit të Gentjan Bejtjas dhe plagosja e dy fëmijëve,

Autoritet mesa duket se po i afrohen zbardhjes së autorëve të atentatit që ndodhi në mesnatën e së hënës në Larushk, ku mbeti i vrarë 29-vjeçari Ramazan Sino, kunati i Gentjan Bejtjas dhe u plagosën dy fëmijët e tij të mitur.

Sipas informacioneve Valter Bami është thirrur sërish në polici për masakrën në Larushk. Gjithashtu bëhet me dije se janë shoqëruar edhe dy persona të tjerë, që mësohet kanë lidhje shoqërore me Bamin.

Sakaq policia më herët ka bërë kontroll në banesën e tij. Vetë Bami ka mohuar që të këtë lidhje me ngjarjen. Ndërkohë policia është tejet e rezervuar për të dhënë detaje lidhur me këtë ngjarje.

Kujtojmë se dy personazhet e njohura të botës së krimit në Fushë Krujë, Valter Bami dhe Marklen Haka, u liruan nga policia 24 orë pas shoqërimit për atentatin ndaj Gentian Bejtjas ku mbetën të vrarë kunati i tij Ramazan Sino dhe u plagosën dy fëmijët 10 dhe 13 vjeç.

Të shoqëruarit u lanë të lirë nga policia e Krujës pasi dhanë deklarimet për disa orë me radhë, veçmas njëri-tjetri, duke mohuar të kenë konflikte me Gentian Bejtjan i cili mendohet se ka qenë objektiv i atentatit.

Por thirrja për herë të dytë e Vlater Bamit, lë të hapur mundësinë se policai ka rënë në gjurmët e diçkaje që mund të zbulojë autorët. 

atentati gentjan bejtja bami

Lini një Përgjigje