TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Korrik 2023, 13:19

Sherri për guroren/ Dhunuan brutalisht dy persona në Krujë, shpallen në kërkim dy vëllezërit e deputetit Rrahman Rraja

Shkruar nga Pamfleti

Sherri për guroren/ Dhunuan brutalisht dy persona në Krujë,

Fisi Rraja nga Kruja ka dhunuar brutalisht me shkopa gome, bejsbolli e madje kanë kanosur me armë në kokë dy vëllezërit Bilbil Maja dhe Jashar Maja, pasi këta të fundit u ankuan për punimet në një gurore në Borizanë, e cila është në pronësi të fisit Rraja.

Policia thotë se ka vënë në pranga 4 persona Ineidi Rraja, Eni Kullaj, Kujtim Përdaku, Andi Rraja.

Mes dhunuesve janë dhe dy vëllezërit e deputetit socialist Rrahman Rraja, konkretisht Flamur dhe Xhelal Rraja, si dhe djali i deputetit, të cilët janë shpallur në kërkim.

Sipas policisë, shtetasit e mësipërm, ditën e djeshme, rreth orës 11:00, në një lokal në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, kanë goditur me sende të forta shtetasit Bilbil Majën dhe Jashar Majën, dhe shkak për konfliktin midis këtyre shtetasve dyshohet të jetë një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të shtetasit P. Rr., i cili ka leje shfrytëzimi dhe licensë për zhvillimim e aktivitetit dhe sipas pretendimeve të shtetasve të dëmtuar (B. M. dhe J. M.) kur ndodhin plasje në gurore, krijon shqetësime në banesat e tyre.

Dëshmia e Jashar Majës

Pak orë pas ngjarjes, Jashar Maja ka folur nga spital ii Traumës. Ai dëshmoi se ndodhej me vëllanë dhe një kushëri të tij në takim me inxhinierin e gurores, kur janë sulmuar me sende të forta.

Maja tha se kishte identifikuar të paktën tre persona nga familja Rraja, si autorë të sulmit, të cilët i njeh pasi kanë guroren. Jashar Maja tha se ata ka bërë protesta për guroret të cilat sipas tij dëmtojnë banesat e zonës, dhe për këtë kishin takim me inxhinierin. Pas sulmit me sende të forta, ai theksoi se nuk kanë bërë denoncim në polici pasi kishin nevojë për ndihmë mjekësore dhe janë dërguar në spital. Atje në orët e pasdites së enjte kanë mbërritur oficerët e policisë që u kanë marrë deklarime në lidhje me konfliktin e ndodhur në rrugën Fushë Krujë-Thumanë. 

Lini një Përgjigje