TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Korrik 2023, 14:53

Akuzohet për atentatin ndaj Bejtjas, zbardhet dëshmia e Valter Bamit: Më vjen keq për Ramazan Sinon, e kisha të afërm!

Shkruar nga Pamfleti

Akuzohet për atentatin ndaj Bejtjas, zbardhet dëshmia e Valter Bamit:

Ditën e sotme është zbardhur dëshmia e Valter Bamit, i arrestuar mbrëmjen e kaluar nga policia për ngjarjen e rëndë në fshatin Larushk të Krujës, ku u vra 29-vjeçari Ramazan Sino dhe u plagosën dy fëmijët e mitur të Gentjan Bejtjas.

Mësohet Valter Bami është arrestuar me akuzën për “armëmbajtje pa leje”, por se ai deklarohet i pafajshëm për vrasjen dhe plagosjen e dy fëmijëve.

Valter Bami ka pretenduar në takimin me avokatin e tij Ilir Murati se gjurmët e barutit në duart e tij janë për shkak se ai bën qitje rregullisht me një armë sportive që e ka në banese me leje.

Bami ka deklaruar madje se Ramazan Sinon e kishte të afërm dhe ndjen keqardhje për ngjarjen e ndodhur.

Ndjej keqardhje për humbjen e jetës së Ramazan Sinos që e kam të kushëri pasi nëna e Ramazanit dhe nëna ime janë vajza tezesh. Do ta dorëzoj lejen e armës që zotëroj dhe do kërkoj lirimin”, mësohet të ketë thënë i akuzuari.

akuzohet për atentatin ndaj bejtjas

Lini një Përgjigje