TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Korrik 2023, 17:19

Makabriteti në Krujë/ Edhe pse pa ndjenja, djali i deputetit Rraja godet me shkop Bilbil Majën; policia nuk e përmend askund

Shkruar nga Pamfleti
Makabriteti në Krujë/ Edhe pse pa ndjenja, djali i deputetit Rraja
Dhuna shtazarake

Videoja shokuese e dhunës brutale që anëtarë të fisit Rraja i  bëjnë dy qytetarëve të thjeshtë sepse ata ishin ankuar për guroren në pronësi të kushëririt të deputetit të Krujës Ramazan Rraja ka tronditur mbarë opinionin publik.

Ajo që është e çuditshme është se në video nga banorët identifikohet se një nga personat që ushtrojnë dhunë Bilbil Majës edhe kur ky ka humbur ndjenjat është Rexhep Rraja.

Por në njoftimin e policisë nuk figuron as të djeshminj dhe as të sotmin nuk figuron. Policia informon se ka shoqëruar 8 persona dhe më pas ka arrestuar 4 ndërsa 3 janë shpallur në kërkim.

Policia deklaroi sot se ka shoqëruar në komisariat 8 autorët e dyshuar.

 

kruje dhune skandal

Lini një Përgjigje