TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Korrik 2023, 22:47

Të shtëna me armë në Shkodër, hapet zjarr në mes të rrugës

Shkruar nga Pamfleti

Të shtëna me armë në Shkodër, hapet zjarr në mes

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e kësaj të shtune në lagjen “Xhabie” në Shkodër.

Mësohet se ka pasur përplasje mes disa personave, ku një prej tyre ka qëlluar me armë zjarri. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, por kanë qenë banorët që kanë lajmëruar forcat e rendit pasi dëgjuan të shtënat. Policia ndërkohë ka shkuar në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën.

Ngjarja ka ndodhur në trotuar në një prej rrugëve kryesore të Shkodrës duke rrezikuar edhe kalimtarë të tjera. Mësohet se policia ka identifikuar personin që ka hapur zjarr, i cili pasi ka qëlluar është larguar me makinë. 

"Më datë 08.07.2023, në lagjen “Xhabie”, Shkodër, dyshohet se shtetasi N. M., duke qarkulluar me një automjet, ka qëlluar me armë zjarri dhe është larguar. Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar. 

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit  të dyshuar, shtetasit N. M.

Vijon kontrolli i zonës për kapjen e tij", njofton policia.

Shkodra është mes qyteteve të “zjarrta” sa i takon krimit. Në këtë qytet janë disa fise që kanë përplasje me njëri-tjetrin dhe atentatet kanë qenë të shpeshta.

shkoder te shtena

Lini një Përgjigje