
Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë drejtuesi i mjetit Gjelosh Rrushaj, i cili u akisdentua dhe ra në humnerë disa ditë më parë në Dukagjin, në fshatin Plan.
Viktima u aksidentua të enjten teksa ishe duke u kthyer me kamionçinën e tij drejt Shkodrës nga fshati Plan i njësisë administrative Pult të Dukagjinit, kur rrugës është përballur me një furgon të policisë së Shkodrës.
Në tentativë për t’i liruar rrugën policisë, për shkak të rrugës së ngushtë, automjeti i tij ka rrëshqitur duke rënë në humnerë.
Ai u dërgua me helikopter në Spitalin e Traumës por për shkak të plagëve të marra nuk arriti të mbijetojë.
Në nëntor të vitit të kaluar Gjelosh Rushaj humbi vëllain dhe nipin, përkatësisht Pjetër dhe Jason Rushaj, të cilët u morën nga lumi në zonën e Bogës në Malësi të Madhe.
Kujtojmë se Pjetër Rrushaj kishte lënë Anglinë për të investuar në Shqipëri dhe ishte një biznesmen i njohur në zonë. Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, kishte marrë fëmijët, djalin dhe vajzën dhe ishte nisur për në Bogë për të parë nëse 2 shtëpitë që kishte në pronësi me të vëllanë, kishin pësuar dëmtime. Moti i keq u mori jetën babë e bir ndërsa vajza shpëtoi mrekullisht.
Rrjedha e madhe e ujit në vendin e quajtur në vendin e quajtur “Grykë Lugje” ia pamundësoi që të vijonte më tej rrugë. Për pasojë i ka thënë vajzës që të shkonte në banesën më të afërt të kërkonte një kavo për të nxjerrë makinën e ndërsa qëndroi pranë makinës me të birin. Por ky moment ka rezultuar fatal, pasi janë marrë nga rrjedha e furishme e ujit.
Rruga e Dukagjinit është ndër më problematiket në të gjithë veriun e vendit dhe mbi 50 persona kanë humbur jetën në 30 vitet e fundit. Banorët e kësaj zone u ngritën në 2 protesta përpara bashkisë së Shkodrës por ende nuk ka asnjë reagim për nisjen e punimeve në këtë rrugë.
Lini një Përgjigje