TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Korrik 2023, 10:30

U arrestua për atentatin ndaj Gentjan Bejtjas, Valter Bami del sot para Gjykatës

Shkruar nga Pamfleti
U arrestua për atentatin ndaj Gentjan Bejtjas, Valter Bami del sot para
Valter Bami

Valter Bami, i arrestuar për armëmbajtje pa leje, pas atentatit ndaj Gentian Bejtjas në Larushk të Krujës, ku mbeti i vrarë 29-vjeçari Ramazan Sino dhe u plagosën dy fëmijët e mitur të Bejtjas do të dalë sot para Gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Pas atentatit, Bami u shoqërua në komisariat dhe i është nënshtruar një ekspertize nëse ka qëlluar apo jo me armë zjarri. Nga ekspertiza, ka rezultuar se në dorën e majtë të tij janë gjetur shenja baruti, çka dëshmon se ai ka qëlluar me armë ditët e fundit.

Policia ka bërë ndalimin e tij dhe ka ngritur akuzën e armëmbajtjes pa leje, ndërsa po hetohet mbi përfshirjen e tij në atentatin në fjalë. Valter Bami, është një emër i njohur për policinë, pasi njihet për një sërë rekordesh kriminale.

Kujtojmë se atentati ndaj Gentjan Bejtjas ndodhi pak pas mesnatës së të martës, 4 korrik 2023 kur Ramazan Sino sapo kishte hyrë me makinë në oborrin e kunatit të tij, bashkë me nipat. Në drejtim të tyre u qëllua me breshëri kallashnikovi, duke e lënë dajën e të miturve të vdekur në vend, ndërsa dy fëmijët e Gentian Bejtjas u plagosën.

Autorët dogjën automjetin bashkë me 3 kallashët në afërsi të Tapizës, duke humbur çdo gjurmë. Për shkak të plagosjes së dy fëmijëve, dhe veprimeve hetimore që kanë të bëjnë me ta, dosja penale i ka kaluar seksionit për të miturit në prokurorinë e Tiranës.  I konsideruar si personazhi kyç në ngjarje, marrja në pyetje e Gentian Bejtjes vlerësohet e rëndësishme nga policia pasi pista kryesore që po ndjek grupi i hetimit është hakmarrja.

valter bami gykate gentjan bejtja atentat

Lini një Përgjigje