TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Korrik 2023, 12:46

Dhunohet efektivi i policisë në Tiranë, një i arrestuar dhe një tjetër në kërkim

Shkruar nga Pamfleti

Dhunohet efektivi i policisë në Tiranë, një i arrestuar dhe

Policia ka arrestuar një të ri dhe ka proceduar dy të tjerë, pasi kanë dhunuar një efektiv policie. Sipas policisë 3 të rinjtë janë përplasur me efektivin A. D., 31 vjeç duke e qëlluar me grushte. Policia ka arrestuar një 26-vjeçar dhe ka proceduar një 23-vjeçar, ndërsa një 25-vjeçar është shpallur në kërkim.

Policia ka vënë në pranga shtetasin M.Zh, 26 vjeç, si dhe ka dërguar nën hetim shtetasin D. Zh., 23 vjeç, dhe po punojnë për kapjen e shtetasit Xh. Ç., 25 vjeç, të tre banues në Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin M. Zh., 26 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin D. Zh., 23 vjeç, dhe po punojnë për kapjen e shtetasit Xh. Ç., 25 vjeç, të tre banues në Tiranë. Këta shtetas, në rrugën 'Shyqyri Ishmi', gjatë një konflikti kanë goditur me grushte shtetasin A. D., 31 vjeç, banues në Tiranë (punonjës policie). Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi M. Zh., ka shkelur masën e sigurisë 'Arrest në shtëpi'", njofton policia.

policia dhunë në familje

Lini një Përgjigje