TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Korrik 2023, 11:37

Aksident i rëndë në aksin Sarandë- Delvinë, humb jetën ish kryetari i komunës së Livadhjasë

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në aksin Sarandë- Delvinë, humb
Irodhis Dalani

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin Sarandë-Delvinë, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve ka humbur jetën ish kryetari i komunës së Livadhjasë.

Burime për mediat bëjnë me dije se automjeti që drejtohej nga biznesmeni Irodhis Dalani, 61 vjeç, ish Kryetar i Komunës Livadhja është përplasur me një mjet tjetër duke shkaktuar plagosjen rëndë të Dalanit.

Pas transportimit në Spitalin e Sarandes ku ka marrë ndihmën e parë, Dalani është çuar në Janinë ku nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth ores 04.00.

Policia ka nisur hetimet për shkaqet e ngjarjes. Dalani ushtronte veprimtarine e prodhimit të djathit dhe kishte dalë herët për të mbledhur qumeshtin nga fermerët.

ish kryetari i komunës livadhja aksident

Lini një Përgjigje