TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Nëntor 2024, 10:13

I lidhur me organizata kriminale të nivelit të lartë, kapet me 12 kg kokainë 24-vjeçari shqiptar në Itali

Shkruar nga Pamfleti

I lidhur me organizata kriminale të nivelit të lartë, kapet me 12

Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane, pasi u kap me 12 kg drogë në makinë, gjatë një kontrolli rrugor në Torbole Casaglia.

Sipas hetuesve, autori i identifikuar si Zyber Tafa, 24 vjeç ka marrëdhënie me organizata kriminale të nivelit më të lartë,

Ngjarja ka ndodhur në Torbole Casaglia, pranë restorantit “La Rotonda” në via Fornaci. Pikërisht këtu oficerët e Gico ndaluan Tafën për një kontroll. Forcat e rendit nuk e gjetën drogën në bagazh ose në sediljen e pasme të makinës së tij Ford Focus, por të fshehur në dy zgavra të vendosura mbi harqet e rrotave të pasme, të aksesueshme vetëm pasi hiqej parakolpi i automjetit.

Aty u fshehën nëntë pako të mbyllura me nxehtësi dhe dy mbështjellës të paketuar në celefon transparent. Për një total prej 11 kg 760 gram pluhur të bardhë.

Por personat e njësisë speciale nuk gjetën vetëm drogën. 24-vjeçari kishte në makinë tre celularë, ndërsa tre të tjerë i mbante në shtëpinë e tij. Në shtëpi, përveç 280 eurove të gjetura në portofol, hetuesit gjetën 805 euro. Të fshehur në një vend në tavan, policia gjeti një fletë letre me emra dhe numra.

Lini një Përgjigje