TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Nëntor 2024, 13:12

Aksident në Shkodër, fuoristrada përplas motoçikletën; plagosen dy të rinj

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në Shkodër, fuoristrada përplas

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Shkodër-Koplik, në fshatin Grudë-Fushë.

Një automjet tip fuoristradë, i drejtuar nga shtetasi A.P., ka përplasur një motoçikletë në të cilën udhëtonin dy të rinj.

Të rinjtë kanë marrë plagë të konsiderueshme, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat që çuan në këtë aksident.

Lini një Përgjigje