
Babai i cili plagosi djalin e tij 15-vjeçar 3 ditë më parë, ëhstë lënë në burg nga Gjykata e Korçës.
Seanca për Shpëtim Çukën u zhvillua mesditën e kësaj të diele teksa gjykata ka vendosur masën arrest me burg.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së mërkurës rreth orës 7:30 minuta kohë kur djali i Shpëtim Çukës duhet të shkonte në shkollë, shkak që çoi në konfliktin e tyre deri në përdorimin e thikës.
Nga dëshmia e Çukës, u kuptua se konflikti ndodhi për shkak se djali i tij nuk dëshironte të frekuentonte shkollën.
“Unë i thoja ikë se vajti ora, ai rrinte në telefon. Ishim duke u grindur sepse nuk po më dëgjonte, nuk donte të shkonte në shkollë, gjatë konfliktit kisha një thikë(biçak)në dorë me të cilën e godita”, tregoi babai.
Plaga që mori 15-vjeçari ishte në brinjë ndërkohë që pas mjekimit ka lënë spitalin rajonal të Korçës dhe është rikthyer në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.
Lini një Përgjigje