
Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italian, pasi nuk zbatoi urdhrin për të ndaluar teksa lëvizte më një makinë tip Fiat të cilën e kishte marrë me qira. I riu ka tentuar të arratiset me shpejtësi së bashku me tre pasagjerë të tjerë.
20-vjeçari u kap në via GB Grassi në Caserta, në zonën e Brianos, por u përfshi në një aksident për shkak të manovrave që bëri gjatë arratisjes.
Ndjekja, e cila vazhdoi me shpejtësi të madhe nëpër rrugët e atij fshati deri në rrethrrotullimin në San Leucio, drejt Vaccheria, përfundoi kur i arrestuari, duke drejtuar makinën, pasi kishte kryer manovra jashtëzakonisht të rrezikshme, humbi kontrollin e mjetit, duke goditur fillimisht trafik ndarësen pranë rrethrrotullimit dhe më pas u përmbys disa herë, duke ndaluar në anën e djathtë të rrugës.
Pavarësisht përplasjes së fortë, tre nga katër personat në mjet vazhduan arratisjen në këmbë, duke humbur gjurmët e tyre në fshatin përreth.
Karabinierët, pasi kanë siguruar zonën, kanë nxjerrë nga makina drejtuesin i cili ka tentuar menjëherë të arratiset në këmbë, por nuk ka mundur dhe është ndaluar nga policia.
Në automjet u gjetën disa kapele, një radio dhe dy telefona celularë. Makina e përfshirë në aksident dhe u sekuestruan.
I riu është lënë në “arrest shtëpie”, në dispozicion të organit kompetent gjyqësor. Ndërkohë, po kryhen hetime nga policia me qëllim identifikimin e të arratisurve.
Lini një Përgjigje