TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Shkurt 2024, 10:05

I kërkonte foto dhe video intime 15-vjeçares, publikohet fotoja e të riut

Shkruar nga Pamfleti

I kërkonte foto dhe video intime 15-vjeçares, publikohet fotoja e

Publikohet fotoja e 27-vjeçarit Benard Çullhaj i cili u arrestua ditën e sotme në kuadër të operacionit policor të koduar “Intimiduesi”.

Çullhaj u vu në pranga pas kallëzimit të bërë nga një e mitur 15-vjeçare, pasi i kishte hapur profile false në rrjete sociale të miturës dhe e shantazhonte për ti dërguar foto/video intime. Gjithashtu, 27-vjeçari i kërkonte të kryente marrëdhënie seksuale me të.

E mitura kishte deklaruar gjatë një bisede me të riun se do të vriste veten pas shantazheve që Benard Çullhaj i bënte.

Pas hetimeve të kryera, janë zbuluar edhe 2 raste të tjera ku i arrestuari kishte kërcënuar edhe 2 të mitura të tjera në të njëjtën mënyrë.

 

Lini një Përgjigje