
Pas disa orësh kërkime, është arrestuar autori i plagosjes paraditen e sotme në Kavajë.
Në pranga ka përfunduar Armando Shtini 22 vjeç, cili gjatë ditës së sotme plagosi me thikë shtetasin, Ilir Kazazi 55 vjeç.
Ngjarja ndodhi paraditen e sotme rreth orës 10:30, në lagjen nr. 5 në Kavajë.
I plagosuri përfundoi në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Konflikti mes dy personave ka qenë për motive të dobëta, ndërsa ata ishin të panjohur për njëri-tjetrin.
Lini një Përgjigje